“MOS KI FRIKË”, FILLON FUSHATA E AKTIVIZMIT

2018-05-09 1

25 nëntori shënon fillimin e fushatës globale vjetore të 16 aktiviteteve për t?i dhënë fund dhunës me bazë gjinore.

Në kuadër të hapjes së kësaj fushate të aktivizmit, organizata ?Gruaja tek Gruaja? ka organizuar këtë të shtunë në sheshin ?Luigj Gurakuqi? në Shkodër performancën ?Mos ki Frikë?, në formën e një kërcimi sensibilizimi kundër fenomenit të dhunës me bazë gjinore.

Ndërkohë, sipas Besara Podgoricës, fenomeni i dhunës në Shqipëri nuk ka pësuar rritje, por shifrat janë pozitive përsa i përket rasteve që denoncohen. Në ditët në vazhdim, organizata ?Gruaja tek Gruaja? do të ketë aktivitete të tjera kundër fenomenit të dhunës me bazë gjinore.

Këto aktivitete do të përmbyllen në datën 10 dhjetor, e cila përkon me ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. ?Gruaja tek Gruaja? operon në Shkodër prej vitesh në ndihmë të viktimave të dhunës në familje.

Free Traffic Exchange