Report TV - Vrau gruan në Kavajë,50-vjeçari përlotet në gjyq: M'u errën sytë

2018-05-09 5

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për shtetasin Sami Metushi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij në Karpen, Kavajë.

Ngjarja e rëndë tronditi qytetit dy ditë më parë, ndërsa sot Krimet e Rënda kanë lënë në burg autorin e krimit, për veprën penale ?Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?.

50-vjeçari është përlotur në sallën e gjyqit, duke u penduar për ngjarjen e rëndë, teksa është shprehu se nuk e di çfarë ka bërë, pasi i ishin errur sytë.

?Ditën e ngjarjes mu errën sytë, nuk e di ç?kam bërë. Kishim 4 vjet grindje me bashkëshorten?, ka thënë burri në sallë.