Në vëzhgimin që Report Tv bëri ditën e sotme me Shefin e Trafikut në Tiranë, Taulant Gjoka, pati jo pak raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga qytetarët dhe shoferët.
Por, rasti më i çuditshëm ishte ai i një autobusi urban i linjës së Institutit, i cili ka krijuar një situatë të frikshme. Urbani ka nxjerrë një tym të zi në ecje, duke ?pushtuar? të gjithë rrugën, në zonën e Laprakes, duke ndotur kështu shumë vendin dhe krijuar një situatë të rrezikshme për qytetarët që thithin ajrin.
Gjoka: Kur të gjesh hapësirën hap krahun, për të kontrolluar dokumentet, arsyeja është ndotja dhe tymi që nxjerr mjeti, për të parë kontrollin teknik.
Ndër të tjera, Shefi i Trafikut i tha gazetarit të Report Tv se rastësisht ishte i pranishëm dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Mazniku, i cili kishte raportuar edhe ai situatën.