Kërkimet për ish-zyrtarët e policisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës dyshohet se ndodhen në Shqipëri dhe nuk janë larguar jashtë vendit. Ndonëse ata kanë dalje në sistemin Tims hetuesit dyshojnë se Jaeld Cela Gjergji Kohila dhe Sokol Bode ndodhen në Shqipëri dhe nuk mund të jenë regjistruar për hyrjet e mëparshme.Organi akuzës disponon regjistrime të datave 9 dhe 18 nëntor për dalje nga Rinasi dhe pika e kalimit kufitar të Kakavijës si dhe 29 gushtin si dalje nga Muriqani por hetuesit pretendojnë se të tre efektivët aktualisht janë në Shqipëri.Kjo për faktin se pas këtyre datave njëri prej tre ish oficerëve është parë në Tiranë gjatë kohës kur ndodhej nën hetim.Për rastin një ditë më parë ministria e brendshme depozitoi në prokurori një kallëzim për dekonspirim të operacionit për ekzekutimin e fletë arresteve.Ministria kërkon hetim të plotë për të gjithë personat që kanë pasur dijeni për operacionin përfshirë këtu dhe prokurorët, por edhe efektivët e shërbimit të kontrollit të brendshëm, të cilët kishin për detyrë prangosjen e ish kolegëve të tyre.Nga ana tjetër prokuroria ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar se përse urdhrat e ndalimit të cilat mbanin datën 21 nëntor iu dërguan policisë një ditë me vonesë.