Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj flet për dekonspirimin e operacionit të arrestimit të ish drejtuesve të policisë së Vlorës.
"Nuk kanë qenë nën vëzhgimin tonë. Në momentin që policia është vënë në dijeni, atëherë ka nisur procesi i mbikqyrjes nga policia. Përpara këtij fakti policia nuk ka pasur dijeni për këtë. Ose më saktë policisë nuk i është lënë detyrë mbikqyrja.
Ndërhyrjes së gazetarit "se prokuroria i kishte lënë SHÇBA-së mbikqyrjen " Xhafaj tha: Nuk është e vërtetë. Duhet të merrni informacion më të plotë, për shkak se deri në datën 22 që ka marrë aktet SHÇBA nuk ka pasur dijeni për këtë gjë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni prokurorinë me kë e ka pasur në vëzhgim, jo ministrinë"
Pyetjes se kush janë marrëdhëniet e Xhafajt me prokurorinë, ministri u mjaftua duke thënë: marrëdhënie thjesht institucionale"
SHÇBA depoziton në Prokurori kallëzim për të zbardhur ngjarjen
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i kërkoi dje Prokurorisë të hetoje për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e katër ish drejtuesve te policisë, të dyshuar si të përfshirë në kultivimi dhe trafikimin e lendeve narkotike.
Pas dyshimeve se operacioni për arrestimin e katër ish drejtuesve te policisë u dekonspirua, SHÇBA ka dorëzuar në prokurori një kallëzim me emrat e të gjithë personave që kanë patur dijeni për operacionin duke kerkuar zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se në kallëzim janë dhënë me detaje gjithe procedura e ndjekura, që nga moment i mbërritjes së urdher- ndalimeve nga prokuroria e deri në nisjen e operacionit për kapjen e tyre.
Ndërkohe një hetim lidhur me këtë çështje ka nisur edhe vete Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, duke verifikuar oficerët që ishin në dijeni për urdhrin dhe veprimet dhe kontaktet e tyre .
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dekonspirimi-xhafaj-tre-ish-drejtuesit-e-policise-skane-qene-nen-vezhgimin-tone