Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë se 135 armë dhe 700 mijë municione janë sekuestruar në një operacion të gjerë të europolit kundër trafikimit të armëve në ballkanin perëndimor. drejtoria e përgjithshme e policisë në Tiranë tha se në aksionin e koduar "Kalibri" morën pjesë dhjetë vende të BE dhe 8 shtete të tjera ndërsa u arrestuan 18 persona.
Eurpol ka finalizuar operacionin e trafikut të armëve në Ballkanin Perëndimor, ku pjesë e këtij operacioni ishte edhe Shqipëria.
Policia e Shtetit Shqiptar, në një njoftim sqaron se: ?Mbi 135 armë zjarri dhe 7 000 municione të konfiskuara janë disa nga rezultatet përfundimtare të operacionit Kalibre, një seri veprimesh ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 Palë të Treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex.?
Operacioni i koduar ?Calibre? ka nisur në shtator të vitit 2017 dhe arriti kulmin me një veprim të përbashkët dy-ditor në datat 17-18 Nëntor 2017, i koordinuar nga Qendra Operacionale e Europolit në Hagë, gjatë së cilës u kryen kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
?Në këto Ditë të Përbashkëta Veprimi morën pjesë Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, si dhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Njësia ATF e SHBA-së, Europol dhe Frontex.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/europol-kap-banden-e-trafikut-te-armeve-pjese-e-operacionit-edhe-shqiperia