Ora News – Rama në Divjakë dhe Kavajë: Shkollat moderne, me standrade bashkëkohore

2018-05-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për rikonstruksionin e disa shkollave në Divjakë dhe Kavajë. Punimet synon t`i kthejnë shkollat nga godina të amortizuara në në institucione me standarde bashkëkohorea

Përmirësimi i infrastrukturës arsimore është një ndër prioritetet e qeverisë Rama 2. Në këtë kuadër vëmendje i është kushtuar rikonstruksionit të shkollave për të ofruar për nxënës e mësues kushte bashkëkohore si dhe për të eleminuar mësimin me dy turne.

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër punimet për rikonstruksionin e disa shkollave në Divjakë dhe Kavajë. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, ka spjeguar për kryeministrin projektin që i shëndron shkollat nga godina të amortizuara në institucione me standarde moderne.

Fatos Tushe: ?Përfitojnë 277 nxënës të shkollës 9 vjeçare dhe 211 të shkollës së mesme. Do të ketë dhe murin rrethues, i cili bën ndarjen ndërmjet dy shkollave.?



Lindita Nikolla: ?Ka qënë kënetë, një pirg i madh me plehra dhe shkolla të amortizuara totalisht. Gjendje shumë të vështirë.?

Vizitën kryeministri e ka vijuar edhe në Divjakë, ku i shoqëruar nga deputeti i zonës, Erion Braçe inspektoi punën në shkollat ?Çermë Shkumbin?, ?Koli Sako?si dhe shkollën 9-vjecare ?Karavasta e re?.

Braçe: Nuk ka asnjë shkollë që po bëhet e re, që nuk ka kaldajë me ngrohje. Është vënë standard.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-ne-divjake-dhe-kavaje-shkollat-moderne-me-standrade-bashkekohore