Shoqeria civile si politika, mban pezull reformen dhe nuk ofron kandidaturat

2018-05-09 2

Edhe shoqëria civile në Shqipëri ka filluar t?u ngjajë partive politike. Përpjekjet për formimin e organeve të reja të drejtësisë, kanë dështuar për shkak se shoqëria civile nuk ka paraqitur kandidaturat ashtu siç parashikohet në ligj

Ambasadorja e Hollandës Dewi Van de Werd është treguar e ashpër jo vetëm me politikën, por edhe me shoqërinë civile e cila nuk po përfshihet në organet e reja të reformës në drejtësi, duke e bllokuar këtë proces. Askush nuk është i paprekshëm theksoi zonja Van de Werd duke i bërë apel edhe qeverinë Rama që të tregojë lidership në luftën ndaj korrupsionit dhe paralelisht me refomen në drejtësi të plotësojë detyrimet në pesë prioritetet që do të bënin të mundur votën pro hapjes së negociatave.

Problemet mes institucioneve të drejtësisë në kushtet kur po zhvillohet reforma në drejtësi janë pranuar edhe nga kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.