Ora News – PS-PD bëhen bashkë për pastrimin e “portës” së veriut

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksioni kombëtar ?Të pastrojmë Shqipërinë? bëri bashkë zv/kryeministren Senida Mesi dhe kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Në bashku me administratën publike dhe nxënësit e shkollave u angazhuan në pastrimin e Fshatit Oblikë, të njohur ndryshe si porta hyrëse për në Shqipëri nga dogana e Muriqanit.

Senida Mesi, zv/kryeministre: Pavarësisht se e ka detyrë funksionale bashkia për të pastruar mjedisin është detyrë e gjithësecili prej nësh, qyretarë, sipërmarrës ta mbajmë pastër mjedisin.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër: Njësitë vendore të mund të mbështetën në mënyrë të qenësishme kur bëhet fjala për vend të depozitimi të mbetjeve në mënyrë të kontrolluar.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nga Elbasani e krahasoi pastrimin e Shqipërisë nga Mbejtjet me atë të pallatit të Drejtësisë falë reformës në Drejtësi.

Etilda Gjonaj: Ashtu si ne në drejtësi duam të pastrojmë pallatin e drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, ashtu edhe gjithë qytetarët shqiptarë duhet të fillojnë të pastrojnë mjedisin që i rrethon.

Së bashku me kryebashkiakun Qazim Sejdini, deputetë të zonës, punonjës së administratës dhe qindra nxënës u mbollën rreth 300 pemë në zonën e Krastës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ps-pd-behen-bashke-pastrimin-e-portes-se-veriut