stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në kryqëzimin e rrugës ?Sami Frashëri? pranë drejtorisë së policisë Tiranë, është një kalvar i vërtetë, për të kaluar nga një trotuar në tjetrin.Deri në fund të troturareve janë vendosur kangjella, dhe për të mbërritur në destinacion, duhet të bësh akrobaci. Gazetarja bën disa prova, sesi mund të kalojë dhe realizon intervista me qytetarët për këtë problem.Më pas ndalemi në njësitë administrative numër 8 dhe 9 ose sic njihet tek ish-Zëri i Popullit. Në këto zyra, që duhet të orfrohen shërbime për qytetarët, shkallët janë në gjendje të mjerë, e për më tepër janë edhe xhamat të thyer, që rrezikojnë shëndetin e kalimtarëve.Specialisti i urbanistikës thotë, se i është bërë kërkesa për rinkonstruksion bashkisë, por po pritet buxheti për vitin 2018, ose në janar të vitit të ardhshëm.