Report TV - Basha akuza Xhafës se dekonspiroi aksionin për arrestimin e 3 oficerëve

2018-05-09 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas një takimi me deputetët e ?Ligjeve? të PD te Kryesia e Kuvendit, akuzoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për dekonspirim të aksionit për arrestimin e tre zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët prej 3 ditësh janë në kërkim.
Basha u shpreh se Xhafaj nuk e arreston ish-drejtorin e policisë së Vlorës, pasi ky i fundit i ka mbrojtur vëllanë, ndërsa paralajmëroi një tjetër skandal qeveritar.

?Lobimi në SHBA? Një shashkë e bazuar në mashtrime që nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut.

Free Traffic Exchange