Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
INSTAT tashmë do të kalojë në varësi të parlamentit. Kjo është një ndryshimet që parashikohen në ligjin e ri për "Statistikat Zyrtare" i cili aktualisht është në fazë konsultimesh dhe pritet të kaloj shumë shpejt për miratim në parlament.
Shpesh statistikat e dhëna nga INSTAT janë vënë në pikëpyetje për saktësinë pasi ky institucion është në varësi të kryeministrisë dhe nisur nga kjo pavarësia e këtij institucioni ka qenë kërkesë edhe e BE-së e cila rekomandon është e rëndësihmde që INSTAT të njihet si organ profesionalisht i pavarur.
Për këtë qëllim, duke pasur parasysh edhe programin e qeverisë 2013 për ta vënë INSTAT-in nën kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë, neni 14 propozon status të ri juridik, duke caktuar Institutin e Statistikave si institucion juridik publik të pavarur.
Statusi i ri juridik pritet të rrisë imazhin e institucionit, besueshmërinë e publikut në statistika cilësore të paanshme e transparente si dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin profesional të Sistemit Kombëtar Statistikor.
Në projektligj përcaktohet gjithashtu që të gjitha agjencitë statistikore të njoftojnë INSTAT-in për kontaktet e tyre me agjencitë ndërkombëtare, për çështje që lidhen me statistikat dhe raportimet mbi tregues statistikorë në institucionet ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/instat-do-te-kaloje-ne-varesi-te-parlamentit