PS: Basha te tregoje burimin e 1 milion USD-ve te lobimit

2018-05-09 0

Partia Socialiste i kërkoi sërish Lulzim Bashës të zbardhë burimin e parave me të cilat partia e tij pagoi 2 kompani lobimi, një prej të cilave kompani offshore, gjatë kohës që protestonte në çadrën e vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

"Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë?

2. Pse Partia Demokratike e Shqipërisë ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike?

3. Cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ?Biniatta Trade LP,? e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë - një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

4. Në emër të kujt është e regjistruar kjo kompani në Belizë?

5. A ka dijeni Lulzim Basha se kush janë personat nga Shqipëria që kanë tranferuar para në llogaritë e kompanive offshore në Belizë dhe më pas tek Binniatta Trade, për të përfunduar në pagesa për llogari të Partisë Demokratike?

6. Kush janë lidhjet e Lulzim Bashës me këto persona?

7. A është financuar Partia Demokratike nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale?"

Pagesat prej 675 mijë dollarësh u zbuluan nga rrjeti ballkanik i gazetarëve investigativ, BIRN. Socialistët thonë se me daljen në dritë të këtyre fakteve, prokuroria duhet të nisë sa më parë hetimin për kontratat që mbajnë firmën e Lulzim Bashës.

Partia Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportoi vetëm 500 mijë dollarë si shpenzime për zgjedhjet e 25 Qershorit, por sipas Partisë Socialiste, investigimi i BIRN tregon se vetëm për lobimin në Shtetet e Bashkuara janë përdorur 2 herë më shumë para, burimi i të cilave, sipas saj mbetet i dyshimtë.

Free Traffic Exchange