Dënohet me 6 vite burg Geraldo Guçi i riu që kishte profesionin e gardistit profesionist por jashtë orarit të punës nën kërcënimin e armës ishte kthyer në tmerrin e pikave të karburanteve.
Guçi sipas vendimit të gjykatës të siguruar nga ReportTv është autori i katër grabitjeve me armë e dhunë të ndodhura në Tiranë, konkretisht më date 03.09.2016, rreth orës 02:03 min, i pandehuri i ka marrë nën kërcënimin e armëve shtetasit D.B shumën prej 4 000 leke.
Më datë 09.10.2016 rreth orës 22:30 i pandehuri Gerlado Guci i ka marrë shumën prej 172.000 lekë. shtetasit E.T. Më datë 12.10.2016 i pandehuri Gerlado Guci i ka marrë shumën prej 270.000 lekë shtetasit O.T
Katër ditë më pas më datë 16.10.2016 rreth orës 23:00 min i pandehuri Geraldo Guci i ka marrë shtetasit H.S shumën prej 8 000 lekë si dhe nje telefon Iphon 6.
Ishte pikërisht grabitja e fundit nën kërcënimin e armësve që Guci bëri në karburante që do të zbulonte dhe gardistin që maskohej me kapuç e veshje sportive.
Hetimet e krimeve të rënda në policinë e Tiranës dhe prokurori zbuluan se pak ditë pas ngjarjes gardisti mbante të aktivizuar telefonin Iphon të grabitur nën kërcënimin e armës.