Nis aksioni kombetar i pastrimit

2018-05-09 0

160 mijë vullnetarë në të gjithë vendin kanë startuar aksionin kombëtar "Pastrojmë Shqipërinë që duam".

Vullnetarëve u janë bashkuar nxënësit e shkollave, si dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Niko Peleshi dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kanë dhënë kontributin e tyre në pastrimin e qytetit të Lushnjës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i shoqëruar edhe nga homologia e tij kosovare, është bërë pjesë e grupit të pastrimit në zonën e Qesarakës në Tiranë, për të cilën ministri tha se është pika më nxehtë e kryeqytetit. Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve që aksioni të përmbushet me sukses.

Aksioni i pastrimit do të zgjasë 6 muaj, për të mundësuar një sezon turistik me një Shqipëri të pastër.

Tv Klan

Free Traffic Exchange