Aleksandër Murataj do të mbetet në burg si anëtar i dyshuar i bandës që grabiste blindat me para në aksin Qafë Kashar-Rinas. 41 vjecari u prangos më 14 mars 2017 ndërsa prej 9 muaj qëndron në qeli me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, grabitjes me armë e dhunë si dhe armëmbajtjes.
Këtë të premte Aleksandër Murataj kërkoi nga gjykata e Krimeve ta lërë të lirë me argumentin se ai mbahet në burg pa prova, por kjo kërkesë e tij u rrëzua. Ndërkohë në një reagim për ReportTv avokati i Murataj Ardian Visha u shpreh se ?Prania e Murataj gjetkë dhe larg vendit të ngjarjes së ndodhur më 9 shkurt 2017 është e provuar?.
Vetëm ky fakt shtoi Visha mjafton për të përjashtuar anën objektive të veprës që prokuroria i atribuon Aleksandrit. Më 9 shkurt 2017 u godit eskorta që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit dhe në të u grabitën mbi 3.3 milion euro. Sipas akuzës Aleksandër Muraj është pjesë e një grupi kriminal që drejtohej nga vëllai i tij Admir Murataj për të cilin i është kërkuar ndihmë dhe Interpolit për ta arrestuar pasi dyshohet se fshihet jashtë vendit.