Ora News- Dosja Habilaj, Elona Gjebrea mohon të jetë thirrur nga prokuroria

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-zëvendës ministrja Elona Gjebrea ka hedhur poshtë pretendimet se nuk është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen Habilaj.

Ajo u është përgjigjur interesit të gazetarëve duke deklaruar se është e hapur për të shkuar në prokurori kurdo që ta thërrasin.

Elona Gjebrea: "Në rradhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit, të manipuloni, të përdoni shipfje. Ti moj vajzë nuk je prokurore që të më pyesësh mua kështu. Unë do të shkoj në prokurori dhe do të përgjigjem për çdo gjë. Unë jam fare e qetë. Nuk kam qenë në prokurori dhe jam e gatshme të shkoj"

Gjatë mbledhjes së komisionit të sigurisë, ku po diskutohej buxheti 2018 për disa institucione, nuk kanë munguar edhe thumbat e opozitës në lidhje me këtë çështje duke shkaktuar diskutime. Deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi deputeten Gjebrea për lidhje me trafikun.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/dosja-habilaj-elona-gjebrea-mohon-te-jete-thirrur-nga-prokuroria