Report TV - Crauford: Paketa 1 miliard euro rrit borxhin publik

2018-05-09 1

Në një intervistë për Report Tv, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka folur për taksën e TVSH-së, taksën mbi të ardhurat personale dhe dividenti. Crauford u shpreh se taksa për dividentin është diçka që duhet të rishikohet nga qeveria.

Në vendet perëndimore kanë marrëveshje por jo të dyfishta, kjo mund të ndikoj në largimin e investitorëve të huaj por edhe dëmtimin e atyre shqiptarëve që duan të investojnë në vendin e tyre.

Intervista e plotë:

Si do ta vlerësoni buxhetin e vitit të ardhshëm?

Kemi bërë disa komente për TVSH-në, taksën mbi të ardhurat personale dhe dividentin. Taksa për dividentin është diçka që duhet rishikuar, kjo bie më shumë mbi supet e shqiptarëve, dhe tek ata që kanë mundësi për të investuar në shqipëri por ata ishin duke menduar të bënin zbritje nga 15% në 6 %.