Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria është si pjesa që mungon në një pazëll përndryshe të kompletuar, pjesa e fundit e masës tokësore përgjatë Adriatikut që nuk është kthyer në një pikë fikse për pushimet në plazh. Kështu e vlerëson vendin tonë e përditshmja britanike The Telegraph, që i kushton një shkrim të gjatë potencialit të Shqipërisë për t?u bërë pika e fundit e turizmit detar në Europë.
E krahasuar me fqinjin jugor, Greqinë, apo atë veriperëndimor, Malin e Zi e më sipër Kroacinë, Shqipëria është thuajse e padëgjuar si destinacion, pavarësisht faktit se shtrihet përgjatë 426 kilometrave vijë bregdetare në një pozicion të përkryer, sipas The Telegraph.
Shkrimi vijon më tej me një vlerësim për kapacitetin e strehimit në zonat kryesore bregdetare si Durrësi, Vlora apo Saranda. Por sërish, është një fakt që vetëm pak turistë britanikë zgjedhin vendin tonë si destinacion për pushimet verore e kjo sipas The Thelegraph, pjesërisht kushtëzohet nga fakti se vendi ka vetëm një aeroport ndërkombëtar dhe nuk është prekur ende nga zinxhiri i fluturimeve me kosto të ulët.
Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/telegraph-shqiperia-destinacioni-i-ardhshem-turistik