Ora News- Exil dhe Déjà vu, solisti i parë i Vjenës Eno Peçi rikthehet në Tiranë

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Balerini i njohur Eno Peçi vë në skenën Shqiptare veprat Exil dhe Déjà Vu me balerinët më të mirë të Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Solisti i parë i Operas së Vjenës vjen për herë të parë si koreograf me një tematikë mbi emigracionin që shumë familje shqiptare ndërmorën në vitet 97-98. I nxitur nga e kaluara e tij si një fëmijë i larguar herët nga atdheu, Peçi shprehet se krijimtaria e tij është një pasqyrë e realitetit dhe ndjesive që ka jetuar.

Eno Peçi: "Kam marrë këtë si temë, qëllimi është që fëmijët t?i dërgojnë në Exil për të patur një jetw mw të mirë. Kam marrë dy familje të ndryshme, që kanë problemet e tyre familjare dhe për shkak të situatës janë detyruar të çojnë fëmijët e tyre në Exil".

Drejtorja e teatrit të operas dhe baletit Zana Cela edhe këtë herë nuk është treguar e kursyer në mbështetjen totale që i ka dhënë vënies në skenë të këtyre veprave

Shfaqja e ngre siparin për herë të parë më 25 nëntor, ndërsa repriza do të shfaqet më 26 nëntor në sallën e Universitetit të Arteve.

Për më shumë lexoni në:
www.oranews.tv/article/exil-dhe-deja-vu-solisti-i-pare-i-vjenes-eno-peci-rikthehet-ne-tirane

Free Traffic Exchange