Ditë e Re- Plane për fëmijë, Lind Islami: Nuk jemi asnjëri gati

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera janë një nga çiftet më të dashura në ekranin shqiptar. Lidhja e tyre ka nisur 5 vite më parë në skenën e The Voice.

I ftuar në emsionin ?Ditë e Re? transmetuar në Ora News, këngëtari ka treguar se si nisi dashuria midis tyre. Ai u shpreh se nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, por diçka që ka lindur me kohën.

Me Venerën jam njohur tek The Voice, u bënë 5 vite tani. Ishte audicioni parë në 2012 dhe ishin kohë të bukura. Ishte pjesa e kompeticionit, si edhe pjesa që po niste diçka e re, me një person që e kisha shumë përzemër. Të dy ishim konkurrentë dhe në të njëjtën moshë. Nuk ka qenë dashruri me shikim të parë, ka qenë diçka e ndërmjetme.?

Çifti bashkëjeton dhe nuk janë fejuar akoma. Ndërsa përsa i përket ardhjes në jetë të një fëmije Lindi u shpreh se asnjëri prej të dyve nuk është gati

?Nuk ndihemi asnjëri gati. Mezi po mbajmë veten.?

Ndërsa përsa i përket punëve të shtëpisë merret më shumë Venera.

?Gatuan Venera në të shumtën e kohës. Ndërsa përsa i përket punëve më të shtëpisë nuk jam shumë i mirë.?

Marrëdhëniet me prindërit e njëri-tjetrit janë shumë të mira dhe asnjëherë nuk kanë pasur debate midis tyre. Lindi shprehet se nuk është aspak xheloz për Venerën.

?Nuk jam fare xheloz. Venera është pak.?

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/plane-femije-lind-islami-nuk-jemi-asnjeri-gati

Free Traffic Exchange