Report TV - Prokuroria: Jaeld Çela dyshohet të ketë dalë jashtë vendit

2018-05-09 0

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode dhe ish-shefi i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në drejtorinë e Vlorës, Gjergji Kohila janë shpallur zyrtarisht në kërkim. Ka dyshime të forta se tre ish-funksionarët e lartë të policisë së Vlorës kanë dalë jashtë shtetit. Nga të dhënat që ka administruar prokuroria dyshohet se Jaeld Çela ka dalë nga territori i vendit dhe sipas prokurorëve ka shumë gjasa që të jetë fshehur në Panama. Arratinë e tre ish-zyrtarëve të policisë që dyshohet se janë të imlikuar në trafikun e drogës me grupin e drejtuar nga vëllezërit Habilajve, e ka konfirmuar dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Ndërkohë një tjetër burim i tha gazetës ?Shqiptarja.com? se peracioni për ndalimin e tre efektivëve të policisë, dyshohet se kanë favorizuar bandën e Habilajve, mendohet se është dekonspiruar. Ky operacion i drejtuar prej kryeprokurorit për Krimet e Rënda Besim Hajdërmataj ka dështuar duke mos arrestuar asnjë prej 3 efektivëve të policisë. Ka qenë ora 10:30 e paradites së 22 nëntorit kur Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, i kanë mbërritur 2 urdhër ndalime dhe 1 urdhër-arresti për ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës.