Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin " /> Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin "360gradë" të Artur Zhejit mbrëmjen e së enjtes (23 nëntor 2017) deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të depozitojë një kallzim penal për të zbuluar dekonspiruesin e operacionit të arrestimit të ish drejtuesve të policisë së Vlorës. Këta të fundit akuzohen se për kultivim, trafk droge dhe grup të strukturuar kriminal dhe kanë lidhje me anëtarët e dosjes së Habilajve.
Rama tha se është një grup i vogël që kanë dijeni për çështjen.
Ai tha se i qëndron deklaratës se nëse Saimir Tahiri shpallet fajtor nga prokuroria është një ?vemje?, ndërsa nuk preferoi të komentonte deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vjenë.
Rama deklaroi gjithashtu se në bashkëpunim me financues brenda Shqipërisë, disa persona jashtë po përpiqen ti imponojnë Shqipërisë njollën e krimit etnik shqiptar. Gjithashtu Rama kishte një mesazh për Bashën kur tha se marrëveshjen e 17 majit që e ka çuar buzë varrit, nuk duhej ta varroste.
Disa nga titujt kryesore
Rama: PPP-të si sjellin përfitime për shtetin, rrisin ekonominë dhe punësimin
Çështja e Himarës dhe bisedimet në Kretë
"Litari në shtëpinë e të varurit", ja debati mes Ramës dhe Zhejit
Rama shpjegon çfarë është Rilindja
Rama: 40 subjekte akuzohen për mashtrim, fshehje tvsh dhe evazion fiskal
Unë nuk shkoj në restorante me bosa
?Saimir Tahiri?, Rama: Kuvendi nuk është një fushë me domate me 140 hunj
Në kushtet kur mungon opozita, jemi të detyruar të bëjmë auto-opozitarizëm
A ka përgjegjësi Haki Çako? Rama pergjigjet
Rama: Ja çfarë i kam kërkuar liderve të BE
Përgjimet e Prokurorisë së Katanias kanë dalë nga mediat shqiptare
Rama: Xhafaj kallëzim penal për dekonspirim të operacioneve
Shume pak dinin operacionin e arrestimit
Nuk ka hetim ndërkombëtar për Tahirin
Nuk komentoj deklaratat e ambasadorit amerikan në OSBE
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/e-papritur-edi-rama-neser-ne-emisionin-e-360grade-te-artur-zhejit-ne-ora-news