Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive në ?360 Gradë? te Artur Zhejit në Ora News
Zheji: Financial Times është serioze apo jo?
Rama: Natyrisht që nuk është kazan
Zheji: Kur thotë që droga dhe krimi shqiptar është një fenomen europian
Rama: Varet në çfarë konteksti e ka thënë. Ju i referoheni shkrimit që unë kam bërë në FT dhe i cili u interpretua në mënyrën më qesharake sikur unë kam kërkuar ndihmë për të luftuar këtë fenomken këtu. Ndërkohë ajo që unë kam thënë dhe që kam thënë në letrën drejtuar liderve të BE ka qenë: Ne ia dolëm të zhbëjmë kanabisin, tani beteja vazhdon për të kapur elementët kriminale, rrjetet kriminal dhe kjo është një betejë e përbashkët, jo që të vinë ata këtu ti kapin, por të kuptohet qartë që këto rrjete janë rrjete të ndërlidhura. Nuk janë rrjete me marke shqiptare. Është shumë e lehtë ti bësh shqiptaret fajtore. Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe.
Zheji: Me vjen mirë që nuk ju kam keqkuptuar vetëm unë, edhe gazetarët e FT ju kanë keqkuptuar.
Rama: Ata nuk kanë keqkuptuar asgjë, sepse atë e kam shkruar unë. Titullin gazetat serioze e vendosin në bashkëpunim me autorin. Nuk janë si gazetat ketu që të ndërrojnë titullin dhe ta vënë sipas qejfit.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/krim-etnik-shqiptar-rama-financues-brenda-vendit-duan-tia-lene-shqiperise-njolle