Ora News – Rama: Kompanitë e huaja mund të gjejnë partnerë të besueshëm në Shqipëri

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Tiranë hapi siparin edicioni i 24-t i panairit Klik Ekspo Group i cili mblodhi dhjetëra kompani që reklamuan biznesin e tyre. Kryeministri Edi Rama i cili mbajti dhe një fjalim tha se tashmë edhe produktet shqiptare janë konkuruese. Panairi mblodhi biznesmenë të shumtë serbë dhe nga Kina të cilët kanë patur sukses në tregun shqiptar.

Edicioni Klik Ekspo Group zbarkoi sërish në Tiranë. Me një gjeografi më të madhe se herët e tjera, kjo është një mundësi e mirë për bizneset për reklamim dhe për të gjetur partnerë shqiptarë në aktivitetin e tyre. Këtë edicion e vizitoi edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se tashmë produktet e prodhuara në Shqipëri janë duke u zhvilluar.

Rama: Produktet "Made in Albania" janë duke u zhvilluar dhe duke u rritur. Harta e vendeve pjesëmarrëse përfshin jo vetëm rajonin, një pjesë të konsiderueshme të Europës, Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe deri Zelandën e Re. Sfidat janë të mëdha, janë shumë më komplekse dhe vetëm fuqia e besimit mund të na bëjë të gjithëve që tu qasemi sfidave me mundësinë reale për ti fituar ato.

Sot biznesi shqiptar është një realitet i ri i historisë sonë, një realitet i konsoliduar dhe produktet Made in Albania janë duke u zhvilluar dhe rritur qoftë sa i përket zgjerimit, qoftë fuqisë me rritme të konsiderueshme dhe cdo vit më të larta.

Sot kompanitë e huaja që vijnë në vendin tonë jo vetëm mund të gjejnë mundësi të reja investimi por mund të gjejnë partnerët të besueshëm me të cilët mund të bashkohen dhe të synojnë realizmin e ambicjeve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-kompanite-e-huaja-mund-te-gjejne-partnere-te-besueshem-ne-shqiperi

Free Traffic Exchange