“Vrapo me Objektivat Globale”, Veliaj: Gara shërben për mobilizim, kontribut e sensibilizim

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qindra njerëz iu bashkuan vrapimit të natës, në mbështetje të objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri. Në eventin e ashtuquajtur "Ndriço të ardhmen, Vrapo për Objektivat e Qëndrueshëm", përveç qytetarëve që përfaqësonin segmente të ndryshme të shoqërisë, vrapimit të natës iu bashkua edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai saktësoi se kjo garë simbolike shërben për mobilizim, kontribut e sensibilizim të secilit prej nesh në një fushë të caktuar.

Erion Veliaj: Gara në fakt është simbolike, janë vetëm 2 km. Bëhet në fakt për sensibilizim, më shumë për të patur një moment ku të reflektojmë pak për çfarë po vrapojmë, çfarë objektivash ka secili anëtar, postimet në rrjetet sociale ku njerëz të ndryshëm thonë: "Unë po vrapoj për qytetet e qëndrueshme." Në fakt unë po vrapoj për atë temë, është pika 11. Ka të tjerë që po vrapojnë për mjedisin, disa tjerë për arsimin dhe është shumë e rëndësishme që në pamundësi për tu përfshirë në çdo fushë secili prej nesh ta ketë një fushë ku jep më shumë kontribut, ku tregon më shumë interes, ku mobilizon më shumë shoqërinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke folur për progresin e kryeqytetit në dy vite, na rikujtoi nismat e Bashkisë, posaçërisht në promovimin e aktiviteteve sportive.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/vrapo-me-objektivat-globale-veliaj-gara-sherben-mobilizim-kontribut-e-sensibilizim