Një raport i publikuar nga ?Save the Children? jep të dhëna alarmante për moshën e shqiptarëve që duan të largohen drejt vendeve të perëndimit. Nga anketimi i bërë me fëmijë të moshës 12 ? 17 vjeç, rezulton se pothuajse 55% e tyre nuk janë optimist për gjetjen e një punë pas përfundimit të shkollës dhe si altarnativë zgjidhje japin largimin nga Shqipëria. Drejtoresha e organizatës ?Save the Children?, Anila Meço, i tha Report detajet për gjetjet e këtij raporti.
Qartësisht thanë që ndoshta dikur do gjejmë një punë por jo në shqipëri dhe kjo për shkak të situatës ekonomike që ndodhet Shqipëria cfarë perceptohet tek fëmijët nga situata që po kalojnë prindërit e tyre, sa të vështirë e kanë punësimin motrat dhe vëllezërit e tyre më të rritur. Dhe nuk flasim për fëmijë më të vegjël por pyetësori ka mbuluar fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç, u shpre drejtoresha e ?Save the Children?, Anila Meço.
Sipas Meços, rezultatet e dala flasin për fëmijë të stresuar nga detyrat dhe rezultatet e shkollës, apo fëmijë që njihen nga afër me akte të dhunshme.