Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli i ftuar në studion e Ora News komentoi përplasjen mes deputetit të PD, Agron Shehaj dhe kryetarit të komisionit, Erion Braçe, duke theksuar se reagime të tilla të demokratëve vijnë për shkak të mungesës së alternativës nga ana e opozitës.
Sipas Angjelit, opozita kërkon që diskutimet t?i zhvendosë jashtë rendit të ditës, duke marrë shembullin e projektbuxhetit.
Pjesë nga biseda
Gazetari: Vëmendja e mediave u tërhoq ditën e sotme nga një konflikt i deputetit të PD, Agron Shehaj dhe kryetarit të komisionit, Erion Braçe. Çfarë ndodhi konkretisht pasi ju ishit në afërsi dhe a vuajmë për kulturë demokratike pasi nuk diskutojmë pikat e rendit të ditës po shpesh herë kalojmë dhe në akuza personale.
Angjeli: Muajin që sapo lamë pas është muaji i një intensiteti mbledhjesh, diskutimesh, debatesh me një ngarkesë paksa më të veçantë sesa periudhat e tjera të diskutimeve parlamentare sepse diskutohet Projektbuxheti i vitit 2018 dhe padyshim që debatet ndonjëherë, si të thuash e kalojnë ndonjëherë kufirin e diskutimeve.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/perplasja-brace-shehaj-angjeli-opozita-nuk-ka-alternative