stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në fillim të nëntorit ?Stop? transmetoi rastin arbitrar të gjobës për duhanpirje në një lokal, ku pamjet filmike tregonin se ishte bosh. Luan Butuku, menaxher i lokalit, tregon, se edhe pas ankimimit, gjoba 3 milionëshe është lënë në fuqi dhe rruga e vetme, i ka mbetur gjykata administrative.Edvin Bica, përgjegjës juridik pranë Inspektoriatit Qendror shpjegon, një sërë shkeljesh, që janë bërë nga ana e inspektorëve të Inspektoriatit shëndetësor, që nga gjoba me bllok, kur duhet të jetë vetëm on line, e deri te mungesa e dokumentacionit.Gazetarja e ?Stop? ia numëron këto shkelje kreut të Inspektoriatit shtetëror shëndetësor dhe përgjigja e vetme e Eltar Dedës, ishte: me këto vërejtje drejtohuni në Gjykatën Administrative.