Ambasadori amerikan në OSBE Harry Kamian ka ngritur si shqetësim ngjarjet e fundit në Shqipëri, të zyrtarëve të përfshirë në trafik droge, sikurse është ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Duke iu përgjigjur raportit të ambasadorit të OSBE në Shqipëri Bernd Borchard të disa ditëve më parë, ambasadori Kamian vë theksin se mbetet shumë punë për t?u bërë sa i përket krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ambasadori amerikan në OSBE përmend rastin e Saimir Tahirit, për të cilin thotë se hetohet si i dyshuar për trafik droge me organizatën e Habilajve.