BOOM sjell momentin e lirimit të Kristian Preçit: Kam lindur për herë të dytë (23 nëntor 2017)

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka ndjekur seancën gjyqësore për Kristian Preçin, djali i cili mbahej në paraburgim pa asnjë provë.

Në Gjykatën e Durrësit u zhvilluan dy seanca, seancën e parë u caktua masa detyrim paraqitje nga ajo e arrestit me burg, ndërsa në seancën e dytë me kërkesën e Prokurorit të Durrësit është kërkuar pushimi i çështjes.

Gazetarja e emisionit ?BOOM?, Arjana Loçe kontaktoi nga afër me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, ku përveç familjarëve ajo ka shkuar edhe në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së Krujës, i cili pranoi se vjedhjet në Krujë ishin kthyer në fenomen dhe masat duheshin përshtatur me fenomenin.

Emisioni Boom zbuloi mënyrën si veprojnë e gati bashkëpunojnë hallkat e drejtësisë dhe për raste të tilla flagrante. Prokurori që pranonte se për shkak të vjedhjeve të shumta bëhen dhe shembuj. Gjykata që vendosi ta linte në burg pavarësisht se provat e gishtërinjve rezultuan negative, policia që shoqëronte familjarët e verbër të Kristianit, pse kishin protestuar për vendimin. I gjithë ky kalvar që vazhdonte prej 4 muajsh mori fund sot me vendimin e gjykatës së Durrësit që vendosi pushimin e çështjes.

I pyetur nga emisioni BOOM, Kristjan Preçi tha: Ndihem shumë mirë, sikur kam lindur për herë të dytë. Se më patën marrë në qafë 5 muaj në burg. Më erdhën më morën tek shtëpia kam qenë në gjymë.


Petrit Çano, Drejtues i Prokurorisë Krujë: ?sepse unë kam shqetësim. E kam shqetësim, vjedhja këtu është shumë e përhapur

Gazetarja: Është kthyer në fenomen?

Petrit Çano, Drejtues i Prokurorisë Krujë: Ëshë kthyer në fenomen. PO të shikosh numrin e çështjeve të vjedhjeve është shumë i madh dhe autorët e kapur janë shumë pak

Gazetarja: Po është e drejtë kjo?

Petrit Çano, Drejtues i Prokurorisë Krujë: Jo jo nuk e trajtova në atë aspekt që duhet patjetër që të jenë të tërë në burg, por natyrusht në varësi të fenomenit, përshtaten edhe masat edhe politika që ndiqet.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-sjell-momentin-e-lirimit-te-kristian-precit-kam-lindur-here-te-dyte

Free Traffic Exchange