Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në një sipërmarrje të re në Tiranë, ku janë punësuar 300 burime të reja njerëzore, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet biznesit privat dhe zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
?Si pasojë e mungesë së infirmomit, të dëshirës për të punuar, duke mos e refuzuar punën në sektorin privat, që është një problem më vete në shoqëritë e mbarë rajonit, e vërteta është se në këtë fushë-betejë, ne kemi rezultate inkurajuese. Në krahasim me numrin e njerëzve që jetojnë me punë dhe që ishin pjesë e borderisë së tatimeve të Republikës, është bërë një rritje e konsiderueshme dhe e pamohueshme, nëse i referohemi fakteve dhe jo kur opinionet tona i shesim si fakte. Reformat që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate dhe në këtë aspekt dhe posaçërisht, reforma e arsimit, duke i dhënë një shtysë të re arsimit profesional, është një reformë që ka nisur të japë frytet e para? ? tha Rama.