Rudina/ Gentian Mullaj keshillon te moshuarit: Si te ruhen nga grabitesit (23.11.17)

2018-05-09 9

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e së dielës më 19 nëntor në Shkallnur të Durrësit, ku dy të moshuar u dhunuan nga 3 grabitës të maskuar, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai ka dhënë disa këshilla.

I ftuar në "Rudina", Mullai këshilloi të moshuarit të mbyllin dyert në mbrëmje, të mos dalin në oborr nëse dëgjojnë zhurma, por të kërkojnë ndihmë dhe të telefonojnë policinë.

?Policia e Shtetit kërkon bashkëpunim, pasi nuk mund ta realizojë punën e vetme dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e medias, që përcjell zërin e policisë tek populli. Lidhur me krimin në Shkallnur mund të them se këta janë persona që synojnë familjet e moshave të treta dhe që kanë fëmijë jashtë vendit, pasi mendojnë se mund të kenë para ose sende me vlerë. Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve. Por përgjithësisht këto vjedhje kryhen duke hyrë nga dritare të lëna hapur, apo dyert e ballkoneve, apo duke vajtur duke shpërndarë broshura dhe duke trokitur në derë".

"Një i moshuar që jeton vetëm duhet të mbyllë paraprakisht dyert dhe dritaret mirë, nëse dëgjojnë zhurma të mos dalin në oborr, por të kërkojnë ndihmë dhe të telefonojnë policinë dhe të japin adresa të sakta. Qytetarët duhet të telefonojnë policinë në numrin 112 dhe 129 ?, tha Mullai.

Free Traffic Exchange