Report TV - Ps zbardh kontratën e Bashës: 825 mije USD për lobim

2018-05-09 1

Partia Demokratike rezulton të ketë paguar plot 825 mijë USD për lobim në Uashington gjatë periudhës mars-qershor 2017. Partia Socialiste, duke ju referuar të dhënave të Departamentit Amerikan i Drejtësisë, thotë se tre kontrata të majme, përfshirë dhe një kompani off-shore, nuk janë deklaruar në raportimin financiar zgjedhor pranë KQZ-së.
Por çfarë përmbajnë këto kontrata? Dy kontrata janë lidhur në muajin mars me kompaninë ?Stonington Strategies?, me qëllim që kjo kompani t?i siguronte Bashës takime të nivelit të lartë me administratën e Trump, takim me kongresmenë dhe intervista të Bashës ne mediat amerikane.

Pagesa është bërë në dy këste, njëra paguar drejtpërdrejt ?Stonington Strategies? dhe tjetra për një kompani ndërmjetëse, ?Biniatta Trade LP?, e njohur si parajsë fiskale. Më 22 Mars, gjatë vizitës së tij në Uashington, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me kompaninë e lobimit ?Stonington Strategies? me vlerë 25 mijë USD në muaj për një periudhë tre mujore.

Sipas të dhënave të deklaruara nga ?Muzin Capital Partners LLC? në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate ishte ?projektimi dhe implementimi? i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA. ?Muzin Capital Partners LLC? ka raportuar në Departamentin e Drejtësisë një pagesë prej 525 mijë USD nga Partia Demokratike.