Rudina/ E moshuara rrefen oret e tmerrit: Si na dhunuan grabitesit (23.11.17)

2018-05-09 1

Ngjarja e rëndë 19 nëntorit ku një çift të moshuarish Maliq dhe Shahe Elezi përkatësisht 77 dhe 69 vjeç u dhunuan nga 3 grabitës mbetet ende mister.
Të trembur, të kërcënuar, të moshuarit kanë përjetuar orët e tmerrit, përgjatë të cilave janë goditur me sende të rënda dhe janë rrahur barbarisht.
Sot në studion e ?Rudina?, Shahe rrëfeu dhunën e ushtruar ndaj tyre teksa nuk fsheh dhe shenjat e nxira në fytyrë dhe trup.
?Në fillim bëra pak rezistencë, por ai më qëlloi pas koke. ?Nuk u bindka kjo?tha dhe më pas na lidhi të dyve, na kërkuan lekë. Sa herë flisnim ne leva e hekurit rrinte gati, ?mos fol se ju vramë? na thonin?, tregoi e moshuara e dhunuar.
Autorët e maskuar kanë shkatërruar gjithçka dhe kanë vjedhur 100 mijë lekë të reja në banesën e tyre ku të moshuarit jetonin vetëm prej 12 vitesh pasi fëmijët e tyre ishin në emigracion.
Një prej djemve të çiftit të moshuar kërkon përmes emisionit ?Rudina?, të zbardhet ngjarja dhe të vihet drejtësi.
?Shtëpia kur vajta dje ishte katastrofë, gjak i spërkatur nëpërmure, sikur kishin të bënin me kafshët. Mamaja ishte e sakatuar, babai në një gjendje që askush nuk do donte të shihte prindërit, ai është shpërfytyruar. Mamaja zgjohej në 3 të natës dhe ulëriste, nuk na njihte, na largonte. Për një masakër të tillë un kërkoj drejtësi jo hakmarrje. Si mundet një njeri të qëllojë me lëvë në kokë një 77-vjeçar, me çfarë ndërgjegje do jetojë??, tha djali të moshuarve të dhunuar.

Free Traffic Exchange