Ora News – Peleshi: Përftimi i i fermerëve nga subvencionet i ulët, do bëjmë reformë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfitimi i subvencioneve nga fermerët shqiptarë mbetet në nivele të ulta për shkak të procedurave që duhet të plotësojnë për tu kualifikuar. Nisur nga kjo ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka deklaruar në komision e Ekonomisë se janë marrë masat për të ulur procedurat. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ngriti si shqetësim çertifikimin e produkteve shqiptare. Kreu i bujqësisë deklaroi se çertifikimi do vijoj por njëkohësisht ka edhe kosto.

Fermerët shqiptarë po marin gjithmonë e më pak subvencione si rezultat i procedurave të komplikuara. Ministri i Bujqësië Niko Peleshi e ngriti këtë shqetësim gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë ku njoftoi se do të ketë një reformim të këtij procesi për të ndryshuar situatën.

Kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe kërkoi më shumë vëmendje për çertifikim e produkteve shqiptare pasi shumë fermerë po penalizohen. Braçe mori si shembull pataten shqiptare e cila nuk mund të tregtohet jashtë vendit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/peleshi-perftimi-i-i-fermereve-nga-subvencionet-i-ulet-do-bejme-reforme