Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 14 vjeçar ka goditur me thikë një 16 vjeçar 100 metra larg shkollës 9 vjeçare "Marigo Posio" ku ai ishte nxënës.
Ngjarja është shënuar mesditën e sotme në një "bilardo" në lagjen "1 Maji" dhe dëshmitarët thonë se sherri ka nisur me "pse më shikon"
I plagosuri është 16 vjeçari V.Ç nxënës i gjimnazit "Jani Minga" po në këtë rrugë. Adoleshenti është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Ndërsa policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë 14 vjeçarin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/vlore-nxenesi-godet-me-thike-adoleshentin-po-luanin-ne-bilardon-afer-shkolles