Banka Amerikane e Investimeve, ABI Bank, ka festuar Ditën e falënderimeve me njerëzit në nevojë në Qendrën Sociale nr.6 në Tiranë.
Në frymën e kësaj feste tipike amerikane, stafi i ABI Bank u mblodh në këtë qendër së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane.
Sonila Beqari, përfaqësuese e ABI Bank, duke folur rreth dobisë së kësaj nisme u shpreh: Në Bankën Amerikane ABI Bank përgjegjësia sociale është një ndër shtyllat e veprimtarisë së saj. Sot jemi në Ditën e Falënderimeve një ditë tipike amerikane, nje ditë që mbledh të gjitha familjet në sofër, njerëz që nuk janë parë prej kohësh. Kemi ardhur që ta ndajmë këtë ditë me njerëzit që kanë më shumë nevoje, jemi në qëndrën sociale numër 6 në Kombinat. Sëbashku em ne kanë ardhur edhe biznese nga Dhoma Amerikane e Tregtisë ashtu si dhe të rinj nga këshilli rinor i ambasadës amerikane. Për Abi bank kjo është një ditë e rëndësishme që përputh traditën amerikane dhe mikpritjen e popullit shqiptar. Kështu që është një ditë kulmore dhe në kuadër të përgjegjësisë sociale po e organizojmë këtë aktivitet.