Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundon me tensione seanca e komisionit të ekonomisë ku po raportonte ministrja e drejtësisë Etilda Gjoni.
Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas ndërprerjes së fjalës nga kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe të cilit i ka kërkuar shpjegime. Kjo ka nxitur debatin duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e gardës për të qetësuar situatën.
Prej kohëësh deputeti demokrat dhe kreu i komisionit të ekonomisë kanë pasur përplasje në në distancë dhe akuza të ndërsjellta.
Agron Shehaj: Unë z. Kryetar nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe sigurisht nuk kam eksperiencë në komision. Po këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë Komision?
Erjon Braçe: Faleminderit shumë por mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq
Shehaj: Zoti kryetar jeni të pangopur
Braçe: Më duhen 38 milionë dollarë
Shehaj: I pangopur
Braçe: Më duhen 38 milionë dollarë me faturë
Shehaj: Të duhen 38 milion dollarë ë ...i pangopur
Braçe: Hajde, hajde
Braçe: Ik tani Ik tani. ....Ik se e mora vesh
Më herët gjatë raportimit në komision deputeti demokrat Agron Shehaj ngrit si shqetësim mosplotësimin e kërkesës për staf në organet e vettingut si dhe vonesën e përkthimit të dosjes Tahiri.
Shehaj: Nuk ju takonte juve ti gjykonit ishin shumë, nuk ishin shumë kërkuan 187 ju i dhatë 110. Kjo është mbështetja.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/brace-perplaset-me-agron-shehaj