Ora News – Rama: Sot janë 36 mijë vende të lira pune

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

36 mijë punonjë kërkohen aktualisht në të gjithë vendin. Shifrën për vendet e lira të punës e dha vetë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me 300 të rinj të punësuar në biznese private. Sipas Ramës, vendet e lira nuk janë uniformë por të kategorive të ndryshme.

Rama: Janë 36 mijë vende të lira pune, sot që po flasim, në Republikën e Shqipërisë. Nuk janë vende të lira pune uniforme dhe vetëm për nivelin më të ulët të pagave. Janë vende të lira pune të larmishme, të të gjitha kategorive, për të cilat sipërmarrjet i janë drejtuar Shërbimit Kombëtar të Punës për ndihmë.

Kryeministri u kujdes të risillte edhe njëhërë në vemëndje 800 kompanitë që sipas tij punojnë me dy bilance, teksa i paralajmëroi edhe njëherë se nuk mund t?i shmangen detyrimeve ndaj shtetit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-sot-jane-36-mije-vende-te-lira-pune