Ora News – Basha: Nuk do të lejojmë kurrë Ramën të emërojë kryeprokurorin

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin e debatit për mandatin e kreut të akuzës, Lulzim Basha, thotë thotë se Partia Demokratike, nuk do të lejojë që kryeminsitri Edi Rama, të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm. Një kryeprokuror i emëruar nga mazhoranca, sipas Bashës, do të thotë fundi i hetimeve për atë që ai e quan kupolë kriminale në pushtet.

"Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta. Prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër ndaj prokurorëve vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimit Tahirit nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm, as deputetët e Partisë Socialiste që e mbrojtën duke i mbajtur imunitetin.

Nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Një Prokuror i Përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve në rastin e Tahirit, të Dakos, do të thotë fund i hetimeve në kupolën kriminale e do të thotë fushë e lirë për krimin.

Ndaj nuk mund të emërohet nga Edi Rama, Prokurori i Përgjithshëm dhe ne nuk do ta lejojmë e nuk do ta pranojmë kurrë këtë. Për më shumë kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutës dhe reformës në drejtësi.

Dhe për ta kuptuar absurditetin mjafton t?ju kujtoj se edhe vetë Tahiri ka të drejtë të votojë. Pra i bie që një prokuror i përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë përpara drejtësisë Saimir Tahirin.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/basha-nuk-do-te-lejojme-kurre-ramen-te-emeroje-kryeprokurorin

Free Traffic Exchange