PS: Prokuroria të hetojë paratë e lobimit të PD

2018-05-09 0

Partia Socialiste i akuzon kundërshtarët demokrat se me para të dyshimta kanë lidhur kontrata me kompani lobimi duke mos i deklaruar zyrtarisht ato. Akuzat e mazhorancës që u artikuluan nga kryetari i grupit parlamentar socialist, bazohen në një investigim të bërë nga Birn.

Sipas tij në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Demokratike lidhi dy kontrata me kompaninë amerikane ?Stonington Strategies?. Por sipas investigimit pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të Marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani tjetër që Birn thotë se është një kompani fantazëm e regjistruar në Skoci me emrin ?Biniatta Trade LP?. Kontrata kap vlerën e 675 mijë USD.

Socialistët i kërkojnë Bashës të shpjegoi ku u gjetën paratë për këto kontrata të majme lobimi ndërsa organit të akuzës të nisë menjëherë hetimin.

Kontratat në fjalë sipas Partisë Socialiste janë nënshkruar nga Partia Demokratike në të njëjtën periudhë kur kjo forcë vijonte protestën në çadrën në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, ku për afro 3 muaj kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke akuzuar mazhorancës se do të përdorte para të krimit dhe drogës në fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Tv Klan