Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Boom" vendos drejtësinë. Gjykata e Durrësit vendosi sot lirimin e Kristian Preçit i cili mbahej në paraburgim prej 4 muajsh edhe pser nuk kishte prova.
Gjithashtu u urdhërua pushimi penal i çështjes ndaj tij.
"Boom" solli si fakte akt ekspertimin e gjurmëve të gishtërinjve që tregonin se këto shenja nuk i përkisnin shtetasit Kristian Preçi.
Po kështu dhe celulari për të cilin akuzohej Preçi si vjedhës, i është gjetur një të mituri, i cili ndodhet në Durrës.
Historia e transmetuar në ?BOOM? zë fill pak kohë më parë, kur në shtëpinë e Kristian Preçit, rreth orës 3 të mëngjesit kanë ardhur policët dhe kanë kryer ndalimin e tij, pasi një shtetase kishte bërë një deklaratë se i riu i kishte vjedhur një telefon.
Pas kontrollit të shtëpisë, nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Djali u arrestua në gjumë e megjithatë në proçesverbal, oficeri gjyqësor ka shkruar se është kapur në flagrancë.
Gazetarja e emisionit ?BOOM?, Arjana Loçe kontaktoi nga afër me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, ku përveç familjarëve ajo ka shkuar edhe në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së Krujës, i cili pranoi se vjedhjet në Krujë ishin kthyer në fenomen dhe masat duheshin përshtatur me fenomenin.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pas-investigimit-ne-boom-lirohet-djali-qe-mbahej-ne-paraburgim-pa-prova