Nuk gjenden tre ish – zyrtaret e policise

2018-05-09 0

Ish ? Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish ? Shefi i Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila dhe Shefi i Kufirit në Dhërmi, Sokol Bode, nuk janë gjetur në banesat e tyre.

Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë, vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin, po pa rezultat.

Nga kontrolli në banesa dhe ambiente janë sekuestruar prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë.

Ministria e Brendshme konfirmoi se ndaj tyre rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Për Sokol Boden, ish - Shef i Postës Kufitare në Dhërmi është leshuar një urdhër-arresti me vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda për arrest me burg në mungesë.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për Tv Klan se është lëshuar edhe një urdhër-ndalim tjetër për një ish-zyrtar policie, në një qytezë në jug të vendit.

Sipas prokurorisë, këta persona kanë bashkëpunuar ngushtë me njëri ? tjetrin dhe me grupin e Habilajve, duke kultivuar dhjetra hektarë kanabis në zonës e Vlorës.

Përfshirja e tyre në rrjetin e Habilajve daton që gjatë aksioni të Tetorit 2016, ku në fshatrat e Vezhdanishtit dhe Vlorës u shkatërrura sipërfaqje të mëdha të mbjella me kanabis.

Arrestimi i ish-zyrtarëve u kërkua që në orën 10:30 të së mërkurës. Prokurroia dyshon se ka patur dekonspirim të operacionit dhe ka nisur një hetim.

Për këtë arsye, Ministria e Brendshme njoftoi se Shefi i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Eduard Merkaj, me kërkesë të tij, ka zhvilluar një takim me prokurorët e çështjes.

Por burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thonë se ka qenë grupi hetimor që e ka thirrur atë dhe i ka kërkuar sqarime mbi arsyet se përse nuk janë ekzekutuar arrestimet.

Një hetim administrativ për këtë rast ka nisur dhe Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit.

Nuk dihet nëse tre ish - zyrtarët e Policisë janë ende në Shqipëri apo janë larguar jashtë vendit në mënyrë të paligjshme. Në sistemin TIMS nuk figuron asnjë dalje e tyre.

Tv Klan mëson se ata kanë qenë nën vezhgim prej disa javësh nga Prokuroria dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Tv Klan