Basha: Miqtë e Tahirit dhe Dakos nuk mund të emërojnë kryeprokurorin

2018-05-09 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi më 3 dhjetor të këtij viti mbaron mandati i Adriatik Llallës. Basha paralajmëroi se nuk do të lejojë që kryeprokurori të emërohet nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se do të përdorë të gjitha mënyrat për ta penguar një gjë të tillë.
"Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta, prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Rama. Ky që sulmoi prokurorët që kërkonin arrestimin e Tahirit. Miqtë e Tahirit dhe Dakos nuk mund të emërojnë kryeprokurorin, pasi do të thoshte fund i hetimeve për Tahirin, Dakon e etj. Ne nuk do ta lejojmë. Bie në konflikt me frymën e Reformës në Drejtësi, madje absurdi është që edhe Tahiri të votojë, dhe ky prokuror të nxjerrë Tahirin para drejtësisë. Me të gjitha format nuk do të lejojmë emërimin e Kryeprokurorit nga Rama", shtoi Basha.

Ndërkohë, kjo pritet të jetë një tjetër çështje e nxehtë që do ngjallë debate të forta mes palëve politike, në seancën plenare të 30 nëntorit, që është seanca e fundit përpara mandatit të Llallës. Në këtë seancë, përveç buxhetit të 2019 dhe Klement Zgurit, që pritet të shkarkohet nga PS, pjesë e debatit do jetë dhe mandati i kryeprokurorit, ku pritet të zgjidhet kryeprokurori i ri i përkohshëm.

Më tej, Basha sulmoi ashpër Ramën edhe për drogën e krimit, duke thënë se lejon me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimin e plotë të policisë.
"Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimn e plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka kthyer Shqipërinë në një zonë të lirë për krimin. Për tre vite me radhë, Rama gënjeu e manipuloi opinionin publik për të vërtetën e krimit, duke i dhënë këtij të fundit hapësirën për të lulëzuar. Paratë e drogës u përdorën nga Rama për zgjedhjet. Krimi i organizuar është sot rreziku më i madh për destabilizimin e thellë të vendit. Lufta kundër krimit, duke nisur nga dekriminalizimi, duke pastruar strukturat e shtetit nga kriminelët është sot"