Report TV - Karpen, burri vret gruan me thikë, pamje të banesës ku ndodhi krimi

2018-05-09 0

Krim në familje në Kavajë, burri ka vrarë gruan me thikë pas një debati në familje. Autori është Sami Metushi 50 vjeç, viktima Sose Metushi, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Karpen.
Goditjet me thikë kanë qenë fatale për gruan, e cila ka humbur jetën në vend, ndërsa burri është arrestuar menjëherë nga policia. Burri në gjendje të rëndë psikologjike ka pranuar krimin, ndërsa nuk është marrë në pyetje për shkak të gjendjes. Çifti mësohet se kishte konflikte të shpeshta.