Si soda e bukës dhe fryrësi i ëmbëlsirava janë përbërës që i gjemë në recetat e ëmbëlsirave.
Por dallim mes tyre është acidi. Soda e bukës ka vetëm një përbërës i cili reagon kur ka kontakt me kosin, dhallin apo qumështin dhe bën që brumi të fryhet. Për shumë receta që përfshijnë pjekjen na duhet diçka që nuk reagon menjëherë. Fryrësi i ëmbëlsirave ka edhe dy përbërës të tjerë të cilët kryejnë reaksion dhe shkaktojnë fryrje të njëtrajtshme dhe jo të menjëhershme.