Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti demokrat Agron Shehaj dhe deputeti socialist Erjon Braçe janë përplasur në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë që po mbahet paraditen e sotme
Një punonjës i sigurisë ka ndërhyrë që të mos ketë përplasje fizike mes Braçes dhe Shehaj.
Pamjet kanë filmuar momentin kur punonjësi i gardës largon Shehajn, ndërsa deputeti Anastas Angjeli largon Braçen
Situata e tensionuar ka vijuar për disa minuta dhe dy deputetët kanë shkëmbyer replika me njëri tjetrin.
Më pas Agron Shehaj është larguar nga komisioni. Gjithashtu dhe deputetët e opozitës janë larguar.
Më pas deputetët janë rikthyer në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku po raportonte ministrja e drejtësisë
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/brace-perplaset-me-agron-shehaj