Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja do të tentojë që së bashku me skuadrën të luajë për gjithçka kundër Dinamos së Kievit në Europa Ligë. Tekniku nuk e shikon vetëm në aspektin pozitiv faktin që ukrainasit janë të kualifikuar, teksa e cilëson kampionatin si më të rëndësishëm se ky takim.
Gjithçka për gjithçka, ky është mentaliteti që do të përdorë Skënderbeu në përballjen kundër Dinamos së Kievit. Kualifikimi është i vështirë, por jo i pamundur dhe këtë e di mirë trajneri i bardhekuqve Ilir Daja i cili kërkon një skuadër me mendësi sulmuese, por pa i humbur balancat në fushë.
Faktin që ekipi ukrainas është i kualifikuar, tekniku 61 vjeçar e konsideron në thonjza një "thikë me dy presa", pra mund të jetë një avantazh për korçarët, por në krahun tjetër Dinamo ka qetësinë e të luajturit pa presionin e rezultatit.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/sulmon-ilir-daja-trajneri-i-skenderbeut-te-fitojme-me-d-kiev