Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një market në Lezhë. Sipas raportimeve papraprake grabitësi arriti të marrë 30 mijë lek.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së mërkurës në në rrugën ?Shtraus?. Policia e Lezhës ka shoqëruar tetë persona, por ende nuk ka një autor të grabitjes së armatosur.
Sipas burimeve autori i është afruar në këmbë marketit dhe pasi ka hyrë brenda nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shitësit që ti japë shumën e parave që kishte në kasafortë.
Pasi ka marrë sasinë e parave autori është larguar në këmbë përmes pallateve aty pranë.
Policia e cila u njoftua për ngjarjen u vu mënjeherë në ndjekje të autorit por pa mundur që ta identifikojë dhe arrestojë atë.
Policia pritet të sekuestrojë kamerat e sigurisë të marketit, të cilat mendohet se kanë filmuar momentin e grabitjes. Dyshimet janë se autori është ndonjë i ri banor i zonës aty pranë, që e njeh mirë terrenin.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/nje-person-i-armatosur-grabit-marketin-ne-lezhe